Antonio Silva me paraqitjet e mira, vendos Juventusin dhe Napolin në garë 

by admin
Spread the love

Napoli dhe Juventusi nuk janë në garë vetëm në kampionatin italian të Serie A por edhe në merkato. Ekipet po ndjekin me vëmendje mbrojtësin portugez të Benficës, Antonio Silva.

Sipas prestigjiozes italiane “Corriere dello Sport”, si fillim ishte Juventusi që tregoi interes për 19-vjeçarin. Tani në garë për të nënshkruar me mbrojtësin së fundmi është bashkuar dhe Napoli. Antonio Silva është momentalisht pjesë e Kombëtares së Portugalisë në Katar 2022, i cili ka kryer një paraqitje për luzitanët.

Pavarësisht pozicionit të tij si qendërmbrojtës, ky i fundit ka shënuar tre gola në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë me Benficën. Njërin prej tyre e shënoi në Champions Legaue në fitoren 4-3 përballë Juventusit. /oversport.tv

Foto: Selecoes de Portugal, Facebool

 

You may also like