Anonymous merr në shënjestër Bankën Qendrore të Rusisë, kërcënon të publikojë dokumente sekrete

by admin
Spread the love
Grupi i hakerave “Anonymous” deklaroi se ka sulmuar Bankën Qendrore të Rusisë dhe se ka marrë në dorë 35.000 dokumente. Ai kërcënoi se do t’i publikojë dokumentet në 48 orët e ardhshme

 

Grupi ndërkombëtar i hakerave Anonymous tha të enjten se ka sulmuar Bankën Qendrore të Federatës Ruse (Banka e Rusisë) në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Duke përdorur faqen microblogging në Twitter, Anonymous TV shkroi se ka hakuar Bankën Qendrore të Rusisë dhe se do të publikojë më shumë se 35 mijë dokumente në 48 orët e ardhshme, mes tyre edhe marrëveshjesh të fshehta.

“JUST IN: Grupi #Anonymous ka shkelur Bankën Qendrore të Rusisë. Më shumë se 35.000 dokumente do të publikohen brenda 48 orëve me marrëveshje sekrete” – lexohet në një tweet.

Lajmi vjen pas një serie sulmesh informatike në mediat ruse që kontrollohen nga shteti dhe në faqet web qeveritare, ndërkohë që grupi ndërkombëtar i hakerave mbështet Ukrainën dhe është zotuar “të ndëshkojë” Rusinë për sulmin.

You may also like