Angelina Jolie viziton fëmijët e refugjatëve ukrainas në Itali

by admin
Spread the love

Angelina Jolie është larguar nga vëmendja mediatike për punën e saj dhe i ka bërë të gjithë të flasin për punët humanitare që po realizon në Romë. Jolie vizitoi spitalin pediatrik në 30 mars në Vatikan dhe takoi fëmijë nga Ukraina, të cilët kanë shkuar në Itali të detyruar prej luftës në vendin e tyre, një pjesë e tyre janë edhe të sëmurë.

Angelina takoi po ashtu mjekët dhe infermierët që janë kujdesur për shëndetin e refugjatëve.

Sipas Unicef 2 milionë fëmijë e lanë Ukrainën që prej fillimit të luftës.

Kujtojmë se Jolie ka marrë një çmim për punën vullnetare në vitin 2013 dhe ka bërë shumë udhëtime për të vizituar kampet e refugjatëve në vende të ndryshme si Venezuela, Yemen e shumë të tjera./revistawho.com

You may also like