Angelina Jolie promovon librin për fëmijë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Angelina Jolie bëri një postim emocional në Instagram në lidhje me romanin e saj të ri “Know Your Rights And Claim Them: A Guide for Youth”, të shtunën (16 tetor).

Përveç ndarjes së disa fotografive nga nënshkrimi i librit të saj në Los Angeles, ylli 46-vjeçar tha se ajo është aq e frymëzuar nga të rinjtë në të gjithë botën që janë në vijën e parë të luftës për të drejtat e njeriut.

“Nga mbrojtja e mjedisit e deri te luftimi i pabarazisë dhe diskriminimit, ata po ndërhyjnë për të bërë punën që të duhet ta bëjnë të rriturit, por deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë”, tha aktorja.

Ajo vazhdoi të theksojë se në kampet e refugjatëve dhe zonat e konfliktit globalisht, fëmijët po mbajnë barrën e pasojave të atyre vendimeve të gabuara, shkruan DailyMail.

“Kur fëmijët dhe të rinjtë kanë agjencinë, fuqinë dhe njohurinë për të folur, ata mund të ndryshojnë jetën e të rinjve dhe të rriturve, duke ndihmuar në arritjen e një shoqërie më të barabartë”, u shpreh Jolie.

Projekti i fundit i nënës së gjashtë fëmijëve është shkruar në konsultim me aktivistët e rinj në të gjithë botën dhe avokaten e të drejtave të njeriut Geraldine Van Bueren.


You may also like