Anëtarja e UEFA-s shuan shpresat e Italisë: Nuk ka shans të luajë në Katar 2022

by admin
Spread the love

Ekziston mundësia që Ekuadori të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 për shkak të çështjes Castillo (lojtari ka luajtur në ndeshjet kualifikuese me dokumente të falsifikuara) dhe nëse kjo gjë ndodh atëherë një tjetër kombëtare do të shkojë të luajë në Katar në muajt nëntor-dhjetor.

Sipas Franco Chimenti, president i Federatës Italiane të Golfit dhe ish-anëtar i Coni (Komiteti Olimpik Italian), Italia mund të shpresojë: “Ka një mundësi, shumë më konkrete se sa mendojnë të gjithë”.

Por anëtarja e UEFA-s, Evelina Christillin shuan entuziazmin në kampin italian: “Edhe nëse Ekuadori përjashtohet, në Katar do të shkonte një skuadër nga Amerika Jugore, nuk ka asnjë shans që Italia të luajë në Botëror”. / Oversport.tv

Foto: FIGC , Facebook

You may also like