Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv: Konfirmohet garda e vjetër, risia janë gazetarët

by admin
Spread the love

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zgjedhuar anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për katër vitet e ardhshme.

Delegatët kanë votuar për kandidaturat e tyre të preferuara dhe kanë zgjedhur 10 emrat që do të jenë pjesë e organit më të lartë drejtues të federatës shqiptare të futbollit.

Abdyl Kuriu (38 vota), Anila Basha (35 vota), Arben Dervishaj (39 vota),, Bardhyl Jera (35 vota), Envi Hicka (30 vota), , Ervin Canollari (37 vota), Gjergji Petro (34 vota), Lutfi Nuriu (39 vota), Pano Xhixho (36 vota) dhe Ylli Ҫekiҫi (34 vota) janë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. / Oversport.tv

Nuk kanë arritur të fitojnë një vend në këtë organ drejtues Ermal Tahiri dhe Vasil Bicaj. / Oversport.tv

You may also like