Ancelotti lëshon bombën: E lë pas Realit, Benzema fiton “Topin e Artë”

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti e thotë hapur, pas Real Madrid nuk do të drejtojë më një klub futbolli. Italiani dëshiron të shijojë jetën familjare dhe të udhëtojë. Kështu shprehet në intervistën e dhënë për “Prime Video” së fundmi.

“Po, ndoshta do të ndalem pas Real Madrid. Nëse Reali më mban për 10 vite, unë do të stërvit për 10 vite. Më pas do të doja të qëndroja me nipërit e mbesat, të shkoja me pushime me gruan time, të bëja shumë gjëra që deri më tani i kam lënë pas dore.

Dua të shkoj në shumë vende ku nuk kam qenë kurrë, si në Australi apo Rio De Janeiro. Fatkeqësisht nuk është se mund të bësh gjithçka, kështu që ditën që do ndalem do të kem disa gjëra për të bërë”, shprehet Ancelotti.

“Drejtimi i një kombëtareje? Do të doja, por tani do ishin fjalë të parakohshme. Jo për Botërorin e ardhshëm, por për atë të 2026-ës, pse jo. Kanadaja? Do të doja shumë, ka bërë shumë mirë kohët e fundit”, shton tekniku italian, i cili në fund flet edhe për sulmuesin Karim Benzema.

“Lojtarët e mirë dinë të luajnë së bashku. Një nga karakterstikat e Benzema ka qenë vazhdimësia dhe ndodhta tani është në kulmin e karrierës së tij. Për momentin është në nga lojtarët më të famshëm në botë dhe ka një përulësi të madhe. Mendoj se kjo është pika e fortë e tij. Ai do të fitojë Topin e Artë”, përfundon Ancelotti. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. – Twitter

You may also like