Ancelotti kërkon mesfushorin e Monacos, Reali parakalon rivalët në merkato

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan Marca, Reali i Madridit kërkon që të bëjë të vetin Aurélien Tchouameni, mesfushorin e Monacos dhe kombëtares franceze, që pëlqehet shumë edhe nga Juventusi.

I dërguari i “los blancos”, Juni Calafat ka shkuar në Principatë për të parë nga afër detajet dhe mundësinë e bërjes së këtij operacioni. Klubi francez e vlerëson kartonin e lojtarit 60 milion euro.

Juventusi u magjeps nga Tchouameni tetorin e kaluar, gjatë Nations League, por mesfushori kërkohet me ngulm edhe nga Chelsea.

Sipas shtypit spanjoll, Reali i Madridit e ka vendosur francezin si objektivin numër 1 në listën e merkatos së sezonit të ardhshëm. Ancelotti kërkon një përforcim cilësor për të zëvendësuar, në rast nevojë, Casemiron. / Oversport.tv

You may also like