Ancelotti: Kemi besim, sfida duhet të jetë perfektë në të gjitha aspektet

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti ka dhënë konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Manchester City. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 4-3, ndërsa për të arritur një vend në finalen e madhe duhet patjetër një fitore për “galaktikët” me dy gola avantazh, ose nga penalltitë në rast të një fitoreje të ngushtë. Vetë tekniku italian ka shumë besim.

“Skuadra është mirë, e motivuar dhe e përqëndruar. Na pret një sfidë e madhe, kemi mundësinë që të luajmë një tjetër finale të Champions League. E dimë që do të jetë një sfidë e vështirë, por kemi shumë besim. Kemi një disavantazh të vogël, por mund t’ia dalim.

Do të përballen dy skuadra që kanë kualitetet të mëdha kolektive dhe individuale. Nuk mund të arrish në finalen e Chmapionist vetëm me zemër. Zemra është e rëndësishme, por nevojitet edhe një impenjim i madh dhe kualitet individual”.

RIKTHIMI I CASEMIRO- “Do të na ndihmojë, rikthimi i tij na jep qualitet në fazën difensive. Me të në fushë ne lëvizim më mirë, jemi më kompakt”.

VINICIUS- “Nuk ka ndryshuar pozicion, është shumë i qetë dhe i përqëndruar. Është maturuar, i kam dhënë besim dhe kjo gjë e ka bërë të marrë vendimet e duhura”.

SFIDA ME CITY- “Duhet të jetë perfekte në të gjitha aspektet. Mbrojtja duhet të jetë më mirë se në ndeshjen e parë. Duhet të bëjnë mirë presionin për të evituar pasimet midis linjave dhe tranzicionet”.

FODEN- “Është një lojtar fantastik, është ende shumë i ri. Do të ketë një karrierë të madhe. Është shumë i rrezikshëm, një nga talentët më të mirë që Anglia ka në këto momente”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F.  Twitter

You may also like