Ancelotti: Jemi të qetë, skuadra di si të menaxhojë ndeshje të tilla

by admin
Spread the love

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti është shfaqur optimist në konferencën për shtyp në prag të finales së nesërme të Champions League kundër Liverpool.

“Ardhja në finale është një sukses i madh për ne. Është shumë e rëndësishme që jemi këtu, sepse sezoni ka qenë shumë, shumë i mirë dhe jemi shumë pranë arritjes së maksimumit. Ambienti është i qetë, kjo skuadër i menaxhon shumë mirë këto lloj ndeshjesh. Më të vjetrit ndihmojnë më të rinjtë. Duhet të tregojmë cilësitë tona. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë”, ka thënë tekniku italian.

“Benzema ka më shumë karizëm dhe personalitet krahasuar me herën e fundit. Ajo që nuk ka ndryshuar është cilësia dhe përulësia e tij. Çdo ndeshje ka historinë e saj, ka gjithmonë një strategji. Në krahasim me ndeshjen e Lisbonës, ndoshta jemi më pak të shqetësuar, sepse atëherë hodhëm hapin e parë të katër finaleve në 5 vite”, ka shtuar trajneri i Realit.

“Më ka pëlqyer shumë ky vit dhe vazhdoj ta shijoj. Jam shumë i lumtur, jam besimplotë, nesër në drekë do të ndjej pak shqetësim. Është finalja ime e pestë, i kujtoj mirë të gjitha këto ndeshje. Ndeshjen që luajtëm më mirë, në vitin 2005, e humbëm.

Duhet të jemi gati për gjithçka. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë më të mirë, por nuk e di nëse do të jetë e mjaftueshme për të fituar. Në futboll ka diçka që nuk mund ta kontrollosh. E kemi merituar ardhjen në finale, sepse kemi treguar cilësi. Por kaq nuk mjafton në futbollin modern.

E gjithë skuadra duhet të gjejë ekuilibër. Pastaj në historinë e këtij klubi, në momentet e vështira, skuadra ka ditur të reagojë. Fitore? Duhet ta meritojmë nesër”, ka thënë Ancelotti. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like