Ancelotti i lumtur me sezonin e Realit: Nuk jam magjistar, por tani vjen pjesa e bukur

by admin
Spread the love

Real Madrid edhe në këtë sezon është në garë për të gjithë trofetë që janë në lojë.

Madrilenët janë aktualisht me një këmbë në fazën çerekfinale të Champions League pasi mposhtën Liverpool me rezultatin 2-5 në Anfield, ndërsa nga ana tjetër po ashtu mbeten në lojë në La Liga (edhe pse 7 pikë larg Barcelonës), e po ashtu luajnë edhe gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës.

Pa harruar edhe triumfin në Kupën e Botës për Klube ndaj Al-Hilal, ndaj trajneri Carlo Ancelotti së fundmi shprehet se skuadra e tij është aty ku duhet të jetë në këtë pikë të sezonit.

“Nëse krahasohemi me sezonin e shkuar, në kampionat kemi dy pikë më pak, por vitin e kaluar nuk ishim në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe ishim mposhtur në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League.

Jemi aty ku duhet të jemi në këtë pikë të sezonit dhe tani vjen pjesa më e bukur. Është momenti më i rëndësishëm i sezonit, unë mendoj se mund të fitojmë shumë, edhe pse nuk jam një magjistar”, u shpreh Ancelotti.


Top Channel

You may also like