Ancelotti: Bale është gati, Benzema mund të jetë në sfidën kundër PSG-së

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Villarreal. Trajneri italian ka thënë se mund të bëjë rotacion, pasi në mesjavë Reali do të luajë kundër PSG-së në Champions.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë pasur shumë mundësi. Kanë luajtur Carvajal dhe Lucas, si dhe Nacho e Marcelo. Kanë luajtur edhe Camavinga e Valverde. Nuk kam bërë shumë ndryshime, pasi skuadra nuk më është dukur e lodhur”.

“Vinicius është mirë, shumë i motivuar dhe besoj se do të shohim lojtarin e kohëve të fundit. Kam një marrëdhënie të mirë me Bale. Nga çfarë shoh në stërvitje mund të them se është gati për të luajtur”, ka shtuar tekniku.

“Shpresoj që Benzema dhe Neymar të jenë të pranishëm në sfidën e Championsit. Nëse luajnë më të mirët, ndeshja do të jetë më argëtuese. Edhe Mendy është mirë, besoj se do të luajë kundër PSG-së, por jo nesër.

Kemi ndjesi të mira për Benzema. Do të shohim si do të stërvitet të dielën dhe të hënën me skuadrën. Vetëm atëherë do të vendosim nëse do të jetë në Paris apo jo”, ka përfunduar Ancelotti. / Oversport.tv

You may also like