Analiza/ Bardhezinjtë e Allegrit ngrejnë digën, Locatelli-Rabiot japin garanci

by admin
Spread the love

Juventus ringrihet ndaj Bolognas me gola dhe lojë bindëse. Situata te bardhezinjtë ishte aq e vështirë, sa me 2 pikë në 3 ndeshjet fundit, do të ishte e pranueshme edhe një fitore e pisët dhe pa shkëlqim. Mirëpo, të besuarit e Allegrit jo vetëm që triumfojnë, por japin edhe sinjale bindëse me paraqitjen.

Fitorja e tretë këtë sezon për Juventusin vjen me një fitore me 3 gola dhe mbi të gjitha me një element të rëndësishëm në lojë. Locatelli dhe Rabiot, të rikthyer në ditët e fundit, ndërtuan një digë përpara mbrojtjes, duke i dhënë mundësinë edhe prapavijës të ngjitej disa metra në fushë për të mbajtur larg portës sulmin e Bolognws. Përpara, i gjithë Juventusi bëhej edhe më i frikshëm falë dyshes Milik-Vlahovic.

Në golin e parë, Milik krijon mundësinë për Vlahovic në një kundërsulm. Alex Sandro pati gjithashtu një paraqitje mjaft të mirë, duke dhënë mundësinë për Danilo e McKennie që të ishin vendimtarë sidomos në situatat e kundërsulmeve për të balancuar skuadrën.

Në fraksionin e dytë, Juventus ndjen disi rënien fizike të Rabiot e Locatellit, të sapokthyer nga dëmtimi dhe qëndron disi më në pritje, nga ku nis edhe goli për 2-0 nga Vlahovic.

Kjo ishte ndeshja e katërt këtë sezon pa pësuar në kampionat, që vjen edhe si rezultat i përqendrimit maksimal përgjatë gjithë takimit. Në vijim, do të kërkohen të tjera konfirmime, në kampionat por edhe në Champions League për të parë më pas një Juventus që vijon në ritmet e kërkuara. /oversport.tv

You may also like