Analisti i njohur kërkon përjastimin e Bardhit dhe të Alibeajt: Të shporret pjesa që nuk nënshtrohet

by admin
Spread the love

Analisti Genc Burimi ka kërkuar që Grupi i Rithemelimit të përjashtojë deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi nga Grupi Parlamentar i PD-së. Burimi ka theksuar se ‘pas kësaj këta njerëz nuk dalin më të kakarisin, as Alibeaj as Basha pasi këta janë të shporrur’.

“A ka tagrin sot Grupi i Rithemelimit ti dërgojë një letër kryetares së Kuvendit Nikolla se ky deputet dhe ky deputet nuk është më në grupin parlamentar të PD-së?

Grupi i Rithemelimit mund ti përzërë ata nga PD-ja dhe ti çojë letër Nikollës që këta nuk janë më anëtarë të grupit parlamentar të PD-së.

Në Francë partia e Macron e tradhton komplet në parlament dhe shkon te Le Pen dhe ti më thua mua që këta të mblidhen dhe të përjashtojnë veten, kjo nuk funksionon pasi partia është më e madhe.

Pas kësaj këta njerëz nuk dalin më të kakarisin, as Alibeaj as Basha pasi këta janë të shporrur. Dhe në parlament Rama nuk ka më tradhtar dhe negocion me demokratët e vërtetë.

Pjesa që nuk i nënshtrohet grupit të rithemelimit të shporret. Nëse Rama dhe Nikolla ndërhyjnë atëherë të mbushen sheshet dhe të lihen problemet brenda partisë”, tha ai.

You may also like