Analisti Hila: Shqiptarët e kanë votuar Ramën të çojë para drejtësisë Berishën

by admin
Spread the love

Analisti Dritan Hila thotë se kryeministri Edi Rama duhet ta çojë para drejtësisë Sali Berishën, pasi për këtë është votuar nga shqiptarët.

Në një shkrim të publikuar në “Dritare”, Hila thotë se “Berisha ka filluar dhe i paraqet si suksese të tij që Edi Rama i paska bërë skandale”.

“Ne tashmë dëgjojmë akuzat e Berishës jo vetëm për çështjen e inceneratorëve. Por për më tepër ai ka filluar i nxjerr si suksese të tij ato që janë në fakt plaçkitje e shqiptarëve. TAP, dhe CEZ, dy nga skandalet ku vendi ka humbur të ardhura kolosale”, shkruan ai.

“Mbase Rama do ja dalë që të sfumojë këto akuza të Berishës. Mbase Rama do na japë spektakël nga tribuna e Kuvendit. Edi Ramës i duhet Sali Berisha që të trembë shqiptarët si dordolec i një tranzicioni kobzi. Por shqiptarët e kanë votuar Edi Ramën jo që t’ju mbajë Sali Berishën si dordolec por ta çojë para drejtësisë për skandalet që ka bërë.

Shifrat që kemi humbur nga TAP dhe CEZ e tejkalojnë çdo shifër që do ja vlente një teatër i tillë. Se mbase edhe Berishës i pëlqen kjo shfaqje ku ai shfaqet herë si klloun e herë si Neron. Por ajo që shqiptarët presin është drejtësia”, shkruan Hila.

You may also like