Amerikanët, në përvjetorin i një “date turpi” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmi i 7 dhjetorit 1941 goditi një vend që historianët thonë se ishte aq i përqendruar në Luftën e Dytë Botërore në Evropë sa që humbi nga sytë kërcënimin e paraqitur nga Japonia. Sulmi vrau 2390 amerikanë, ndërsa të nesërmen Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Japonisë, për të shkuar më pas te hakmarrja me bombën atomike të lëshuar në dy qytete.

Një përkujtim solemn u mbajt në Pearl Harbor në kujtim të 58 ushtarëve që vdiqën në anijen luftarake USS Utah, anija e parë e goditur në sulm. Anëtarë të marinës amerikane, veteranë, miq dhe familjarë dëgjuan emrat e lexuar të të vdekurve dhe melodia “Taps” u luajt me bori pranë vendit ku anija u mbyt.

“Në mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, në minutat e para të sulmit në Pearl Harbor, Utah u godit nga dy silurët, të cilët shkaktuan një fluks të madh uji”, tha komandanti i marinës amerikane Jason Adams.

“Komandanti Tomich mbeti në dhomën e bojlerit për të parandaluar shpërthimin e kaldajave dhe për të lejuar marinarët të largoheshin nga anija. Utah u mbyt, duke vrarë 58 njerëz në 12 minuta,” tha Adams për Peter Tomich, shefin e operacioneve të dhomës së bojlerit, një shtetas amerikan dhe hero me prejardhje kroate, që mbeti përgjithmonë në anijen e fundosur.

Presidenti i atëhershëm i SHBA Franklin D. Roosevelt e quajti bombardimin “një datë për të jetuar në turp”.

Më pas, Japonia nënshkroi kapitullimin më 2 shtator 1945, pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në gusht, duke vrarë qindra mijëra civilë. Dorëzimi japonez i dha fund Luftës së Dytë Botërore. /tesheshi.com/

You may also like