Amber Heard vajton në gjykatë teksa bën rrëfimin tronditës për Johnny Depp, fansat nuk e besojnë

by admin
Spread the love

Aktorja amerikane Amber Heard, i ka thënë trupit gjykues se ish-bashkëshorti Johnny Depp e ka goditur në mënyrë të përsëritur gjatë momenteve të gjaknxehtësisë kur luftonte prej varësisë nga droga dhe ka pasur rast kur ai “fuste gishtat në pjesë intime për të kërkuar kokainë”.

Në dëshminë e saj të mërkurën, Heard u përpoq të portretizonte Depp si një person, i cili mund të ishte i ngrohtë dhe i sjellshëm, por që tërbohej sa herë që ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

Ajo tha se ai u përpoq të fshihte abuzimin e tij me substanca, i cili varionte nga konsumimi i pijeve alkoolike deri te marrja në masë të madhe e kokainës.

“Fillonte me akuza dhe më pas shpërthente”, tha Heard, duke shtuar se Depp fillonte të tregohej i dhunshëm fizikisht me të dhe më pas zhdukej.

“Më vonë kthehej i pastruar nga substancat dhe ishte shumë i këndshëm, kërkonte falje dhe ishim sërish mirë”, shtoi ajo.

Dyshohet se aktori ishte në një moment të rënduar nga kokaina kur i futi gishtat në zonën e saj intime, pa pëlqimin e saj.

Heard hyri në detaje të gjithçkaje, teksa mezi i mbante lotët duke zbuluar më shumë për atë që ndodhi në vitin 2013.

“Filloi të më kapte gjoksin, më prekte kofshët, më grisi të brendshmet. Dhe më pas vazhdoi të bëjë një kërkim në zonën intime. Futi gishtat brenda meje. Unë thjesht qëndrova aty si një budallaqe. Nuk dija çfarë të bëja. Thjesht qëndrova atje, ndërsa bëri atë që deshi”, tha ajo e përlotur.

Në këto momente rrëfimi reagimi Depp dhe ekipit të tij ishte i qeshur duke treguar mosbesim për fjalët e Heard. Ndërsa video është bërë virale dhe komentuesit e përshkruajnë Amber si një aktore të keqe që as nuk mundet as të qajë vërtetë.

Gjyqi pritet të vazhdojë edhe për të paktën një muaj./revistawho.com

 

You may also like