Amber Heard ka inatosur botën: Deri tani, mbi 3 milionë firma për ta larguar nga “Aquaman 2”

by admin
Spread the love

Peticioni për largimin e Amber Heard nga “Aquaman 2” po i afrohet synimit të tij, ndërsa gjyqi për shpifje i nisur nga Johnny Depp vazhdon. Ky peticion u krijua nga fansat që pretendojnë se Heard “ka gënjyer sistematikisht për të shkatërruar ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp në Hollywood” që kur çifti u divorcua në vitin 2016.

Të hënën e 2 majit, peticioni Change.org kishte tejkaluar 3 milionë nënshkrime, shkruan “People”. Depp po e padit Heard për 50 milionë dollarë (38.2 milionë funte) për një shkrim të vitit 2018 në “Washington Post”, ku ajo la të kuptohej se aktori i “Pirates of the Caribbean” kishte abuzuar me të gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre.

Tani pritet vetëm zyrtarizmi i dëshirës së fansave për ta larguar nga seritë e njohura.

You may also like