Amber Heard e pranon: Foto e Johnny Depp me sytë e nxirë është photoshop

by admin
Spread the love

Amber Heard ka deklaruar se fotoja e Johnny Depp ku shfaqet me sytë e nxirë është e bërë me photoshop.

Avokatja e Depp, Camille Vasquez, prezantoi gjatë gjyqit një foto nga muaji i mjaltit i çiftit në 2015, që tregon aktorin e “Pirates of the Caribbean” me mavijosje poshtë syve.

“E kam parë këtë foto më parë dhe ai nuk është lënduar. Ky është një photoshop”, deklaroi Heard.

Aktorja shtoi se në këtë udhëtim Depp e goditi atë me shuplakë në fytyrë, e kapi nga qafa dhe e shtyu pas murit të një vagoni, por deri tani nuk ka asnjë provë të lëndimeve të supozuara.

Heard pohoi se muaji i saj i mjaltit me Depp ishte i qetë derisa ai filloi të pinte alkool.

You may also like