Ambasadorja Yuri Kim takohet me ministren e Financave he jep mesazhin e fortë: Të merren masa kundër pastrimit të parave

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Ambasadorja Kim thekson se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, si dhe mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për përmirësimin e taksimit, transparencës dhe llogaridhënies.

Deklarata e Yuri Kim:

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane, si dhe mbrojnë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.

You may also like