Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Krajën, jep mesazhin e fortë për korrupsionin

by admin
Spread the love

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, ka takuar gjatë ditës së sotme Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njofton se në fokus të diskutimit gjatë takimit me ambasadoren e BE në vendin tonë, ka qenë zbatimi i Reformës në Drejtësi, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me SPAK.

Postimi i plotë:

“Prita sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Christiane Hohmann.

E falenderova Ambasadoren për mbështetjen që delegacioni i BE-së ka dhënë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit dhe sundimit të ligjit.

Ndamë qëndrim të përbashkët për të avancuar në një stad tjetër punën tonë me zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, bashkëpunimin dhe koordinimin me organet e reja të drejtësisë dhe SPAK, përfundimin e procesit të vetingut, implementimin e Hartës së re Gjyqësore, rritjen e kapaciteteve të shkollës së magjistraturës për të plotësuar vakancat në sistemin e drejtësisë, si një mekanizëm efikas për të ulur stokun e dosjeve në gjykata, etj.

Nuk patëm asnjë ndryshim në mendimet tona se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit është mjeti i duhur për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në BE ????????

I kënaqur që mora siguri të plotë për mbështetjen e duhur nga delegacioni i BE-së për të gjitha temat që prekëm në takimin e sotëm.”-tha Manja.

Ndërkohë që Hohmann, me anë të një postimi në twitter thekson se gjatë takimit me Krajën dhe manjën është vënë theksoi tek vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjeve.

“Takime të rëndësishme sot me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës Shqipërisë drejt BE Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara.

Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese”, shkruan Hohmann.

You may also like