Ambasadorja amerikane Aggeler: Korrupsioni ka pasoja

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar.
“Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler.
Ndryshe, sot Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur. Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.
Kamçevi është personi i dytë i cili përfshihet në listën e zezë për më pak se një muaj, ndërsa i pari ishte kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like