Ambasadori gjerman zbarkon në zyrën e Met Rrumbullakut, zbardhet takimi i tyre

by admin
Spread the love

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti sot në një takim kortezie, ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Në fokus të takimit ishin prezantimi dhe njohja e ambasadorit me prioritetet, objektivat dhe vizionin që drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, e në veçanti me ata strategjikë.

“Ju falënderoj për vizitën dhe për mbështetjen e deritanishme që i keni dhënë Policisë së Shtetit. Jam i bindur se kjo mbështetje do të thellohet akoma më shumë në vijim.

Ju siguroj, zoti ambasador, se jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin dhe metodologjinë e punës së strukturave policore, me qëllim vendosjen e një strandardi të ri në raport me qytetarët, me partnerët dhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Po krijojmë mekanizma të menaxhimit të burimeve njerëzore, me qëllim eliminimin e abuzivitetit dhe arbitraritetit, për t’i dhënë strukturave policore mundësinë e drejtimit nga njerëz profesionistë dhe të ndershëm, çka do të sjellë ndryshimin e impaktit në publik, sepse jam i bindur se perceptimet dhe impaktet ndryshohen me punë e rezultate dhe jo me emra.

Forcimi i marrëdhënieve me partnerët, konkretisht me BKA-në dhe Policinë Federale të Gjermanisë do të thellohet akoma më shumë, duke patur në themel besimin reciprok, profesionalizmin dhe përkushtimin për të luftuar pa kompromis fenomenet kriminale që janë kërcënim global”, tha Rrumbullaku.

The post Ambasadori gjerman zbarkon në zyrën e Met Rrumbullakut, zbardhet takimi i tyre appeared first on Lajme.al.

You may also like