Ambasadori britanik thotë se shteti i tij do ta përkrah Kosovën në çdo proces

by admin
Spread the love

Ambasadori
Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, tha se marrëdhëniet e Kosovës me
shtetin e tij vazhdojnë të mbesin të pandryshueshme, raporton Ekonomia Online.

Abbott
në një konferencë për medie pas takimit me Komisionin për Punë të Jashtme dhe
Diasporë, shtoi se me deputetët ka diskutuar për zhvillimet dhe bashkëpunimin në
rajon, por edhe për rrugën e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai
madje ka garantuar mbështetje të plotë për Kosovën në çdo proces.

“Faleminderit
që më dhanë mundësi që të flasim për të gjitha zhvillimet dhe bashkëpunimin në
rajon dhe të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

“Marrëdhëniet
tona mbeten të pandryshueshme. Pandemia ka shkaktuar shumë sfida për të gjithë
dhe duhet të punohet në këtë drejtim. Ne do të iu përkrahim juve në çdo proces”.

Kurse
kryetari i Komisionit, Haki Abazi tha se me vëmendje kanë dëgjuar këshillat e
ambasadorit sa i përket zhvillimeve në rajon, integrimit e heqjes së vizave,
raporton EO.

Kur
foli për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve ai tha se shpreson që ai të vazhdojnë
edhe më tej.

“Me
kujdes dëgjuam për zhvillimet në rajon, integrimi në BE, vizat dhe pjesët
specifike të marrëdhënieve tona të ndërtuara që nga viti 1999. Ne shpresojmë në
këtë bashkëpunim në vazhdimësi”.

You may also like