Ambasadori amerikan viziton komunën e Prishtinës, Rama tregon se çka kanë biseduar

by admin
Spread the love

Kryetari i Prishtinës, Përpraim Rama ka njoftuar se sot e kanë mirëpritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, me të cilin kanë diskutuar mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.

“E vlerësojmë jashtë mase përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë dhe mirëpresim çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues “Prishtina për të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera Rama, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Ramës:

Për herë të parë në Komunën e Prishtinës mirëpritëm ambasadorin e SHBA në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, me të cilin me kënaqësi diskutuam mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.

Bienalja “Manifesta” që do të mbahet sivjet në Prishtinë ishte një nga temat e veçanta.

E vlerësojmë jashtë mase përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë dhe mirëpresim çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues “Prishtina për të gjithë”.

You may also like