Amarda Toska na fton në ditëlindjen e të bijës, një ditë gocash

by admin
Spread the love

Vajza e Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit, Sia ka festuar ditëlindjen në datë 12 dhe Ami vendosi që sot, 4 ditë më vonë të publikojë pamjet nga festa speciale për të bijën. E qeshur, teksa shijon festën e saj, Sia është bërë sot protagoniste në Instagramin e mamit. Me tortën para, krah shoqeve, ditëlindja e së voglës paska qenë një ditë gocash me trajtime për fytyrën dhe trupin, sigurisht për fëmijë. Më pas, njerëzit më të dashur të saj dhe familjes i janë bashkuar një tjetër feste, ku dekori ka si bazë ‘Frozen’, filmin vizatimor aq të dashur për të vegjlit.

Në foto nuk mungon as babi Ermali dhe mami Ami. “4 vite me ty dhe kaq shumë na e ke zbukuruar jetën”, ka shkruar Amarda krah fotove të së voglës./revistawho.com

You may also like