AlternAtiva Zhelinë shuan aktivitetin partiak

by admin
Spread the love

Në partinë politike “Alternativa” gjendja strukturore është para një kolapsi të madh në aspekt të shtrirjes së saj strukturore që nga Likova e deri në Manastir. Pas publikimit të 42 nënshkrimeve nga ana e kuvendit të degës së Tetovës ku unanimisht strukturat vendosën që Dritan Bexheti të mbetet kryetar dege në Tetovë, informacionet jozyrtare brenda partisë Alternativa thonë se edhe në disa degë së shpejti pritet publikisht të shfaqet revolta dhe pakënaqësitë brenda strukturore.

Jozyrtarisht, mësojmë që pas degës së Tetovës, brenda kësaj jave së paku edhe 4 degë tjera në nivel republikan do t’i shuajnë aktivitetet e tyre partiake derisa kryetari Gashi të rishqyrtojë pozicionet partiake të Zeqirija Ibrahimit dhe Bekim Salit. 

Sot hapin e hodhi dega e AlternAtivës në komunën e Zhelinës:

Të nderuar media,

Të nderuar qytetarë,

Duke përcjellur me vëmendje situatën politike brenda partisë, kemi bërë analizat tona si degë e komunës së Zhelinës, që rezulltojnë se vazhdimisht kemi qenë të anashkaluar dhe të mospërfillur nga ana e kryesisë së ngushtë të partisë.

Duke shtuar këtu edhe faktin e fundit që si degë nuk kemi qenë në dijeni fare mbi bashkëpunimet eventuale të partisë sonë, që nga sot ne Alternativa – dega e Zhelinës, me në krye kryetarin e degës Ismen Kasami, unanimisht kemi vendosur që t’i shuajmë aktivitetet tona partiake. Nga ky moment, shuhet dega e Alternativës në Zhelinë.

Vendimi merret unanimisht nga anëtarët e degës së Zhelinës!

Ismen Kasami – kryetar dege i partisë Alternativa – Zhelinë

17.08.2023

You may also like