Alternativa vendos që t’i japë shans Qeverisë për të zhbllokuar situatën politike

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Alternativës Orhan Murtezani deklaroi se sonte kryesia e partisë ka diskutuar mbi situatët në vend dhe me këtë rast kanë konstatuar se shteti ynë do të shkojë në krizë të thellë politike, ekonomike, energjetike dhe shëndetësore.

“Ndërkaq duke u gjendur në pritje të datës për fillimin e negociatave më BE-në ky ngërç ka podhur shumë paqartësi jo vetëm në gjendjen politike por edhe atë ekonimike.

Duke e lexuar saktë këtë situatë Alternativa si parti serioze që gjithnjë ka ditur të ngrihet mbi interesat e veta mbi interesat e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore ka diskutuat sonte për mundësinë dhe ndihmën që mund ta japë ajo për zhbllokimin e kësaj situate. Kryesia qendrore e partisë ka autorizuar kryetarin që të komunikojë më të gjithë aktorët politikë, në këtë rast edhe me kryeministrin aktual por eventualishjt edhe me mandatarin e ri për të parë se cili është koncepti i tyre për dalje nga kjo krizë,” është shprehur Murtezani në konferencë për media.

You may also like