AlternAtivA: Gashi në vizitë te Ambasadori Francez

by admin
Spread the love




Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja – njëherazi nënkryetare, Safije Sadiki Shaini, sot ishin në vizitë në rezidencën e Ambasadës së Francës në Shkup, ku u pritën nga ambasadori, Sh.T., z. Cyrille Baumgartner, dhe këshilltari i Ambasadës, z. Ardian Ramadani.
Në këtë takim miqësor kryetari Gashi dhe Ambasadori Baumgartner biseduan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për rolin konstruktiv të Alternativës në procesin e integrimit europian.
Mes tjerash, kryetari Gashi e njoftoi Ambasadorin Francez edhe për propozimin e Alternativës që, në ndryshimet eventuale kushtetuese, të sanksionohet me nen të veçantë lufta kundër korrupsionit, në mënyrë që lëndët e tilla të mos vjetrohen.
Ambasadori Baumgartner e përshëndeti angazhimin e Alternativës në luftën kundër korrupsionit dhe u shpreh me terma inkurajues që rruga eurointegruese të mos ndalojë.
Përkitazi me këtë temë, kryetari Gashi shtoi se për Alternativën integrimi europian nuk guxon të ndalet dhe se AlternAtivA, me gjithë kapacitetet e saj, mbetet e përkushtuar në avancimin e kësaj agjende strategjike.


You may also like