AlternAtivA: E dënojmë dhunën ndaj kumanovarëve

by admin
Spread the love

Pas incidenteve të para disa ditëve, kur në Kumanovë disa persona të maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj disa të rinjve në këtë qytet, si dhe dhunës ndaj futbollistëve dhe tifozëve të KF “Bashkimi” në Aerodrom të Shkupit, si dhe pas thirrjes në biseda informative të atyre që e kanë festuar fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë nëpër rrugët e Kumanovës, AlternAtivA gjykon se këto janë akte që mund ta lëndojnë sigurinë publike dhe ta dëmtojmë stabilitetin e vendit.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të jetë e kujdesshme me reagimet e saj dhe të mos lejojë që në emër të sigurisë publike, të krijojë dëme që mund të bëhen të pariparueshme.

Si parti pjesëmarrëse në qeveri, ne i kemi vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e paktë që i kemi në sektorin e MPB-së, duke ndihmuar në qetësimin e situatës dhe evitimin e incidenteve të tjera.

AlternAtivA – Shkup


You may also like