Alonso i premton besnikëri Chelsea: Dua të qëndroj gjatë këtu

by admin
Spread the love

Emri i Marcos Alonso është lidhur vazhdimisht me një largim të mundshëm nga Chelsea. Merkaton e fundit verore, mbrojtësi spanjoll u konsiderua si një largim i sigurt drejt Interit.

Megjithatë, gjatë një interviste për Independent, Alonso pranoi ka pasur interesim nga klube të tjera, por ai nuk e ka konsideruar kurrë largimin nga “Blutë e Londrës”.

“Nuk ka mbaruar ende këtu te Chlesea,  kam nënshkruar një kontratë për të qëndruar për një kohë të gjatë. Është klubi më i rëndësishëm i karrierës sime, të cilit dua t’i jap gjithë besimin që më ka dhënë në të kaluarën.

Gjithmonë ka pasur interesime nga klube të tjera, por të them të drejtën nuk e kam menduar kurrë të largohem. Unë thjesht dua të luftoj për vendin tim këtu. Derisa klubi të më thotë të largohem, ky do të jetë qëllimi im”. /oversport.tv

You may also like