Alonso-Bajern, nisin kontakte nën rrogoz për trajnerin më të kërkuar të momentit

by admin
Spread the love

Raportimet nga “El Nacional” nuk kanë për t’i pëlqyer aspak trajnerit Tomas Tuhel. Konkretisht, burimi në fjalë bën të ditur se bordi i kampionëve të Gjermanisë, Bajern Mynih, ka filluar të bisedojë me Ksabi Alonson, me shpresën se ky i fundit do pranojë të marrë “frerët” e bavarezëve në fillim të ciklit 2024- 2025.

Aktualisht tekniku i Leverkusenit ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2026, megjithatë mediat gjermane kanë zbardhur skenarin ku Alonso ka një klauzolë largimi me “aspirinat” në përfundim të sezonit në adresim të ish-klubeve pararendëse si Liverpuli, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut.

Mediumet pranë kampionëve bavarezë para pak kohësh shpalosën planin se si 50-vjeçari largohet, mungesa e titullit në Bundesligë dhe mosarritja në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like