Allergi: Kanë ekipe që nuk kanë luajtur në Champions që 8 vite, nesër duhet të reagojmë

by admin
Spread the love

Lecce pret nesër të besuarit e Massimiliano Allegrit në Serie A për javën e 11-të. Juventusi vjen në këtë ndeshje më një goditje të madhe pas skualifikimit nga Champions League. Këta të fundit këtë vit u eliminuan që në fazën e grupeve dhe tani objektivi i vetëm në europë i mbetet vendi i tretë që i çon në Europa League. Trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri ka folur për situatën në prag të ndeshjes.

SKUALIFIKIMI – “Në futboll ndodhin edhe këto gjëra. Nuk i gjej dot fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndodhi. Duhet të mendojmë të punojmë fortë dhe me përkushtim. Ka ekipe që nuk kanë luajtur në Champions për tetë vjet. Zemërimi normalisht që ekziston pas eliminimit në Champions League. Ne duhet të jemi të kthjellët që situata të kthehet në favorin tonë.”

LECCE – “Duhet të japim një sinjal të rëndësishëm, duhet të reagojmë. Unë kam një grup të madh tek i cili mbështetem. Kundër Lecce nuk do të jetë një ndeshje e lehtë sepse çdo sfidë është gjithmonë e komplikuar. Duam të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të arrijmë një rezultat në Lecce.”

MUNGESAT – “Vlahovic nuk është në gjendje të mirë dhe nuk do të jetë gati, bashkë me të dhe Locatelli i cili është jashtë për arsye personale. Chiesa dhe Pogba nuk do të jenë me ne, as kundër PSG dhe Interit. Shumë e vështirë nëse do të jenë dhe për Veronën dhe Lazion.”

LOJTARËT E TJERË – “Nëse ka diçka pozitive, sektori i të rinjve tek Juventusi është i mirë. Ndoshta nesër disa lojtarë të rinj do të luajnë. Iling është i mirë në të majtë por mund të luajë edhe i djathë. Milik luan më shumë me topin dhe Kean sulmon shumë. Moise ka luajtur ndeshje të mira dhe jo të mira.”

KAMPIONATI – “Ne jemi në javën e 11-të dhe të flasim për Scudetton tani është pak e dobishme. Duhet të rikthehemi pas eliminimit në Champions League. Jemi prapa në renditje dhe kemi mundësinë të reagojmë me një fitore. Napoli po bën jashtëzakonisht mirë bashkë me të dhe Milani, Interi, Lazio dhe Roma.” – tha Massimiliano Allegri./oversport.tv

You may also like