Allegri: Patëm pak fat, vendi i katërt është rezultat i madh për ne

by admin
Spread the love

Max Allegri iu gëzua tre pikëve të fituara kundër Venezias ndërsa për të performanca e Juventusit ishte thjesht brilante. “Kishim një qasje të mirë ndaj ndeshjes duke goditur shpesh herë në portë dhe duke e gjetur golin e avantazhit shpejtë.

Në pjesën e dytë “goli ishte në ajër”, ishim të mirë, por edhe me pak fat përballë një Venezia të bukur. Është e vështirë të flasësh për teknikë dhe për lojë të bukur në këtë moment. U bënë tre muaj që po luajmë gjithmonë me të njëjtët lojtarë dhe me shumë presion. Të arrish në katër vendet e para është një rezultat i madh për ne”.

Ai u ndal edhe te performanca e talentit Miretti: “Është një lojtar që di të luaj futboll dhe kërkon të luajë topin përpara dhe kjo është një shenjë e mirë. Ka luajtur me personalitet të madh. Në pjesën e parë skuadra u mbështet shumë tek ai dhe për këtë gjë jam shumë i lumtur”.

Më pas ai komentoi edhe garën për titullin kampion në Serie A: “Kush fiton? Nuk e di, nuk e them. Mund të themi vetëm se është një garë e bukur. Unë e kam në mendje një ekip favorit”. /oversport.tv

You may also like