Allegri pas eliminimit: Një humbje që dhemb, u treguam naivë

by admin
Spread the love

Përfundon në fazën e 1/8-ve të finales për të tretin sezon radhazi aventura e Juventusit në Champions League. Në “Allianz” bardhezinjtë u mposhtën 0-3 nga Villarreali, që falë këtij rezultati kualifikohet në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm europian për klube.

“Për 75 minuta skuadra luajti mirë dhe në pjesën e dytë Villarreali vetëm priti dhe më pas zhbllokuan ndeshjen pas një episodi. E pranojmë këtë humbje, që dhemb, por nuk mund të kritikoj djemtë për asgjë”, ka thënë Allegri pas ndeshjes.

I vetmi moment nervozizmi i teknikut është kur e pyesin nëse mund të flitet për një dështim të sezonit: “Nëse shikohet realiteti mund të flitet…Nëse dikujt i pëlqen të ëndërrojë ose nuk është i ndershëm në gjykim atëherë le të flasin të tjerët”, është përgjigjur tekniku i Juventusit.

“Përgëzoj Unai Emery që zhvilloi një nga ato ndeshjet e tij. Duhet të pranojmë se ndonjëherë episodet janë kundër teje. Nuk dua të bëj polemika. U munduam të ndryshojmë diçka në pjesën e dytë, por Villarreal mendoi vetëm të mbrohej.

Kishim shanset tona, edhe pse ata synonin që ndeshja të shkonte në shtesë. U treguam naivë në episodin e penalltisë, më pas humbëm distancat në fushë dhe nuk arritëm që të rifuteshim në lojë”, ka përfunduar Allegri. / Oversport.tv

You may also like