ALLEGRI ka dyshime për Pogba, “bllokon” largimin e një tjetër mesfushori francez – Shqip

by admin
Spread the love

Të gjithë te Juventusi presin me padurim rikthimin në fushën e lojës të Paul Pogba. Lojtari francez prej muajsh ndodhet larg fushës së blertë, për shkak dëmtimi, por tashmë duket se pritjes i ka ardh fundit. Pogba pritet të marrë minuta në ndeshjet e para në janar. Optimizmi eksizton te drejtuesit e bardhezinjve, pasi 29-vjeçarit do i duhet kohë për të rigjetur formën më të mirë të tij dhe për të qenë vendimtarë në lojën me top.

Kjo do të thotë se Allegri ka dyshimet e tij për formën e Pogba dhe në këtë mënyrë ka bllokuar edhe largimin e Adrien Rabiot, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e vitit 2023. Duke qenë në fundin e kontratës me Juventusin , bisedimet mes palëvë nuk janë në rrugën e duhur, pasi francezi kërkon një eksperiencë të re.

Por përveç kësaj duket se Allegri ka vendosur një “mur” për largimin e tij dhe tekniku i “Zonjës së Vjetër” nuk do t’ia dijë nëse Rabiot largohet në fund të sezonit falas dhe klubi italian të mos përfitojë asgjë nga lojtari.

You may also like