Allegri elozhe sulmuesit: Është dobësuar 6 kg, po maturohet!

by admin
Spread the love

Pas triumfit të fundit ndaj Cremonese në kampionat, Juventus “hedh” vështrimin nga sfida e radhës e cila është ajo ndaj Udineses në shtëpi.

Falë shtatë fitoreve radhazi, bardhezinjtë tashmë janë futur “vallen e titullit” teksa tashmë tre pikët ndaj friulianëve janë kthyer në detyrim për të vijuar “presionin” ndaj Napolit kryesues.

Sakaq, në konferencën për shtyp, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri nuk harroi t’i bënte elozhe Moise Kean, që sipas teknikut livornez po maturohet shumë.

“Këtë vit Kean është prezantuar shumë mirë, në krahasim me vitin e kaluar është dobësuar dhe ka 6 kg më pak. Po rritet dhe po maturohet shumë. Tani edhe në fushë ka një prezencë më të rëndë, në krahasim me vitin e shkuar bën të tjera ndeshje.

Për ndeshjen ndaj Udinese më duhet të vlerësoj nëse do të luaj Kean apo Milik, apo nëse do të luajnë të dy bashkë. Megjithatë, një opsion është që të startojë titullar edhe Di Maria”, u shpreh Allegri./Super Sport


Top Channel

You may also like