Allegri e thotë troç: Në Itali i bëjmë kampionë të rinjtë me 3 ndeshje!

by admin
Spread the love

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, i pranishëm në “Festivalin e të Rinjve” që po zhvillohet në Gaeta, ka folur për futbollin italian dhe një problem të tij.

“Në Itali prej disa vitesh ka një tendencë që pas 2-3 ndeshjesh të luajtura të rinjtë të konsiderohen kampionë, por në këtë mënyrë ata i djegin etapat.

Në moshën 20-vjeccare një futbollist nuk mund të ketë një pjekurinë e një 28-vjeccari”, shprehet Allegrim, ndërkohë që më pas është pyetur edhe për karrierën e tij si trajner.

“Fitoret janë të gjitha të bukura. Kujtoj me kënaqësi kampionatin e Serie C të fituar me Sassuolon, si dhe titullin e parë kampion në Serie A.

Ndërsa humbjet janë të gjitha të këqija. Disa më shumë, pasi ju ka mbetur peng që nuk keni bërë diçka ndryshe”, deklaron Allegri. / oversport.tv

You may also like