Allegri e pranon dështimin: Kemi lojtarë pa përvojë

by admin
Spread the love

“Ne patëm një pjesë të parë të mirë, krijuam dhe pas golit të tyre pati një bllokim. Është diçka që duhet ta përmirësojmë. Janë dy pikë të hedhura ndaj një Venecia të fortë”.

Massimiliano Allegri e konsideron kështu barazimin që ekipi i tij mori ndaj Venezias në shtëpinë e kësaj të fundit. Ai tha se ekipi ka ende shumë gjëra për të përmirësuar, si dhe shpjegoi gjendjen e Dybalës.

“Kemi lojtarë me më pak përvojë. Alternojmë momentet në të cilat jemi mirë, por atëherë kur duhet të shtrëngohemi nuk mund të bëjmë diferencën. Sa i përket Dybala-s ne rrezikuam, të mërkurën ai kishte lodhje, dukej se mund të luante, por nuk ishte kështu.”

You may also like