Allegri: Duel me gola nesër! Miretti më befasoi, si duhet të jetë Juve vitin tjetër

by admin
Spread the love

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës që transmetohet si zakonisht në Oversport përmes platformës Tibo, ka folur për “Juventus TV” dhe prek disa tema, nga ndeshja e deri te sezoni i ardhshëm.

“Fiorentina? Dua nesër një ndeshje të mirë kundër një skuadre që ende synon të kapë Europën. Do të gjejmë një ambient të zjarrtë dhe duhet të argëtohemi. Do jemi thuajse të plotë, në Firence nuk do të jenë vetëm Danilo, Chiesa dhe De Sciglio.

Të tjerët janë dhe Mckennie ndoshta do të luajë një pjesë loje. Nesër mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur me shumë gola. Në fund të sezonit zakonisht ka shumë raste golash nëpër ndeshje”, tha fillimisht Allegri.

“Chiellini i ka lënë këtij grupi një trashëgimi të rëndë, pasi ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është edhe sot, pasi do të aktivizohet edhe nesër. Edhe në nivel moral ka lënë trashëgimi, pasi u ka dhënë mësime të vlefshme lojtarëve që do të qëndrojnë në dhomat e zhveshjes.

“Miretti? Tiparet më të mira të tij janë besimi që ka dhe qetësia me të cilën luan. Më ka befasuar, pasi është i datëlindjes 2003 dhe luan me qetësinë e një veterani”.

“Juve e sezonit të ardhshëm? Juve vitin tjetër duhet të ketë karakteristikat e një ekipi që synon të fitojë dhe lufton për të gjitha objektivat ku merr pjesë. Duhet patjetër të përmirësohemi në krahasim me këtë sezon, por është gjithashtu e vërtetë që e kemi një bazë të mirë për të filluar” përfundon Allegri. / oversport.tv

You may also like