Allegri: Argëtohem kur dëgjoj kritika, mjafton vetëm që të fitojmë

by admin
Spread the love

Trajneri i Juventusit, Massimilliano Allegri ka deklaruar se ai do të pranonte me kënaqësi edhe kritikat, por i mjafton vetëm që Juventusi të triumfojë. Në fjalën e tij pas triumfit me Cagliarin, trajneri i bardhezinjve ka deklaruar se në këtë moment të sezonit mjaftojnë vetëm pikët.

“Më mjafton vetëm që të fitojmë, do t’i pranoja kritikat me kënaqësi nëse marrim pikët. E them këtë, sepse asnjë nuk e rikujton ndeshjen e fundit, por flasin të gjithë vetëm për Interin që është ende në garë për titullin.

Ndoshta, ndonjëri do të polemizojë edhe për këtë fitore. Pjesa qesharake është se në media flitet gjithmonë për pjesën e rezultateve, duke dashur që ta bëni futbollin të duket bukur”, tha trajneri i Juventusit

Më tej, ai komentoi edhe paraqitjen e Juventusit që në eliminimin në Champions por edhe më pas në përballjen me Interin, ku loja nuk korrespondoi me rezultatin.

“Deri në minutën e 75-të me Villarrealin, shkruhej që ne ishim duke bërë shumë mirë. Pësojmë gol dhe më pas jemi katastrofë. Gjithmonë, është vetëm rezultati ai që përcakton edhe argumentin. Unë personalisht argëtohem kur dëgjoj kritika sepse bëjnë mirë.

Mirëpo, ka edhe ndonjë që thotë gjëra të pavend dhe më bezdis. Në Itali po i bëjmë gjërat gabim. Prej 15 vitesh po i shkojmë nga pas Guardiolës. Futbolli është i çuditshëm”, përfundoi trajneri Allegri. / Oversport.tv

You may also like