Aliu: Programi Evropa Digjitale do të sjellë teknologjitë digjitale më afër bizneseve, qytetarëve dhe administratës publike

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në brifingun e sotëm me gazetarë informoi për aktivitetet aktuale të MSHIA-së, në drejtim të profesionalizimit të administratës, zbatimit intensiv të reformave sipas standardeve evropiane dhe digjitalizimit si prioritet kryesor në shërbim të qytetarëve.
Theks i veçantë në takim u vu në ngjarjen e jashtëzakonshme në Bruksel javën e kaluar, kur ministri Aliu nënshkroi marrëveshjen me BE-në për Programin “Evropa Digjitale (2021-2027)”.
Ministri theksoi se në Bruksel është arritur një marrëveshje me të cilën katër vende nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, do t’i bashkohen programit të Evropës Digjitale, e cila hap mundësi të shkëlqyera për qytetarët, institucionet publike apo organizatat e ndryshme për të marrë pjesë në projekte, ku Buxheti total i planifikuar arrin në 7.5 miliardë euro.
“Zhvillimi i projekteve në fushën e inteligjencës artificiale, trajnimi digjital, krijimi i kushteve të përshtatshme dhe përdorimi i gjerë i teknologjisë digjitale do ta afrojnë Maqedoninë e Veriut me Evropën. “Agjencia digjitale, e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë sonë, tani do të mbështetet edhe nga programet e BE-së”, tha ministri Aliu.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like