Alibeaj: Kushti që presidenti të jetë anti-komunist ka turbulluar shumë mendje

by admin
Spread the love

Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se “Presidenti i ri duhet të jetë një anti-komunist”, ndërsa e konsideroi si kusht të panegociueshëm për kryetarin e ri të shtetit.

Ai theksoi se ky kriter është në draftin e propozuar prej tij dhe sipas tij ka sjellë edhe pakënaqësi tek disa, teksa quajnë të shitur te Rama.

“Ndjej edhe një kënaqësi personale që se kam ndjerë ndonjëherë. Ka një kusht të panegociueshëm, presidenti i republikës që do të duhet të zgjidhet tashmë si kërkesa nga ana jonë duhet të jetë një anti-komunist.

Ky vend pas 30 vitesh zvarritje, të nëpërkëmbja së shtresave më të goditura duhet së pari të janë një shenjë të fortë energjike. Të jetë një anti-komunist. Kjo është çështja që ka turbulluar me sa kuptoj shumë mendje që hapin spirale të paqena, jo të shitur te Rama, jo të blerë. Anti-komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij. kjo parti beson në vlerat e saj që në 90. Ky është një nga kushtet e panegociueshme. Ajo që dua ta përsëris edhe njëherë është kjo gjë. Opozita ka legjitimiteti e saj për të marrë pjesë në proces”, tha ai.

Alibeaj tha për gazetarët se në mbledhjen e sotme kishte edhe deputetë që morën pjesë online. Një pre tyre zbuloi ai, ishte Jorida Tabaku.

Demokrati u shpreh gjithashtu se nga mbledhja dolën në përfundimin se mazhoranca nuk ka legjitimitet për një sërë arsyesh për të vendosur për presidentin. Nga ana tjetër, Alibeaj theksoi se drafti i propozuar nuk është përfundimtar.

“Kolegët parlamentar menduan që duke më atribuuar edhe të drejtën për ta çuar përpara këtë proces, duke mos e konsideruar final këtë draft. Me të gjithë kolegët e tjerë dhe me aleatët që do të thotë një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin tonë.

S’ka për të pasur negociatë. Nesër është Konferenca e Kryetarëve. Negociatë do të ketë me aleatët tanë”, theksoi ai.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD nisi në selinë blu në orën 14:00 për të diskutuar mbi draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e presidentit. Në mbledhje ishin fizikisht 21 deputetë, ndërsa u bojkotua sërish nga Komisioni i Rithemelimit. Këta të fundit nuk e njohin Alibeajn si kryetar të grupit, pasi e shkarkuan në Kuvendin e 30 prillit.

You may also like