‘Alibeaj bën pazare me Ramën’, deputeti i PD-së plas ‘bombën’

by admin
Spread the love

Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 14 majt si koalicion pavarësisht vendimit që do të marrë gjykata për “çështjen e vulës.” Kjo është ajo që ka bërë të ditur deputeti demokrat Edmond Spaho në një bisedë në “Radari Informativ”.

Ndërsa, gatishmërinë e deputetëve si Belind Këlliçi për të lënë mandatin për hir të garës, Spaho e komenton si një nevojë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës, pasi siç u shpreh ai, tashmë ka ardhur koha për ndryshim.

“Qeverisja e Edi Ramës që është katastrofike. Gjendja ekonomike financiare e qytetarëve është e keqe dhe presim ndryshimin. Ne kemi punuar intensivisht për të përgatitur strukturën e PD. Kandidatët po i seleksionojmë në mënyrën më demokratike. Po punojmë të ngremë edhe frymën qytetare përmes protestave.”

Po ashtu, Spaho ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se po bën pazare me Edi Ramën. Sipas tij, deputeti demokrat është bërë edhe shkak që dy palët të mos gjenin një marrëveshje për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

“Në bindjen time, Alibeaj më shumë se çdokush tjetër, po punon me Ramën. Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare, apo për ato çështje që ka ngritur grupi, por shihte fokusin te dalja me një kandidat të përbashkët. Sapo problemi u paraqit të Alibeaj, mori kthese 180 gradë dhe konsensusi u prish.”

Lexo lajme interesante

You may also like