Ali Ahmeti: Shqiptarët janë 29,5%, regjistrimi është i suksesshëm

by admin
Spread the love




Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë.

Ai shkruan se pas 20 viteve vendi ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të popullsisë.

“Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).

Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”, ka shkruar Ahmeti, përcjell SHENJA.

 


You may also like