Algjeria do të rihapë ambasadën e saj në Kiev pas një viti mbylljeje

by admin
Spread the love

Algjeria ka lajmëruar se do të rihapë ambasadën e saj në Kiev një vit pasi ajo u mbyll për nisjen e luftës në Ukrainë.

“Ky vendim bie në kuadrin e ruajtjes së interesave të shtetit algjerian dhe interesave të komunitetit kombëtar në këtë vend. Ambasada algjeriane në Kiev, e cila pezulloi aktivitetet e saj për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Ukrainë, do të menaxhohet nga i Ngarkuari me Punë. Vendimi për rihapjen e ambasadës do të jetë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ministria e Jashtme, sipas mediave vendase.

Ky vendim vjen dy ditë pas përvjetorit të nisjes së luftës. Ambasada u mbyll në mars të vitit të kaluar pas nisjes së sulmeve ruse në Ukrainë.

 

 


Top Channel

You may also like