Alex Baldwin përballet me një tjetër padi: Arma nuk ishte pjesë e skenës!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një padi është ngritur kundër Alex Baldwin, nëpërmjet së cilës pretendohet se e shtëna, e cila rezultoi fatale duke i marrë jetën kinematografistes Halyna Hutchins nuk ishte pjesë e skenarit të filmit “Rust”.

Ka qenë mbikëqyrësja e skenarit, Mamie Mitchell personi që e thirri policinë pas ngjarjes tragjike dhe po ajo ngritur akuzën.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, avokatja e saj Gloria Allred e përshkroi sjelljen e Alex dhe producentëve të filmit si “të pamatur”. Po ashtu, ajo akuzoi ata se nuk kishin respektuar protokollet e sigurisë. Sipas raportimeve në Gjykatë, aktorit iu dorëzua arma nga ndihmësi i regjisorit të filmit, pasi kishte sinjalizuar se ishte një armë e ftohtë. 

Përgjegjësja për armët dhe municionet në xhirime ka thënë se nuk është në dijeni sesi brenda armës përfundoi plumbi i vërtetë. Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë koment nga Baldwin-i dhe producentët e përmendur në padi./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like