Aleati i Putinit nis stërvitjet ushtarake, sulmohen stacionet e trenit pranë Kievit

by admin
Spread the love

Sirenat e alarmit janë rikthyer në pothuajse të gjitha qytetet e Ukrainës mbrëmjen e së hënës, duke rikthyer edhe njëherë banorët në vendstrehime për t’u ruajtur nga bombat ruse.

Autoritetet raportojnë se shpërthime të fuqishme janë raportuar në Lviv, i cili që nga nisja e ofensivës ruse, ka qenë një ndër qytetet më pak të bombarduara.

Sipas të dhënave objektiv i sulmeve të mbrëmshme të ushtrisë ruse kanë qenë stacionet hekurudhore në pjesën qendrore të vendit, por për shkak të orëve të vona brenda tyre nuk ka pasur njerëz.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse bëjnë me dije se presidenti Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun bjellorus Lukashenko, me të cilin ka diskutuar rreth situatës në Ukrainë dhe ecurinë e operacionit special.

Vetëm pak orë më herët, Bjellorusia kishte nisur një stërvitje ushtarake me forcat e reagimit të shpejtë.

Rruga Press

You may also like