Aleanca për Shqiptarët: Taravari nuk është takuar me Ali Ahmetin në Zajaz, lajmi është i rremë

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët i ka përgënjeshtruar zërat se “Taravari dhe Kovaçevski kanë qenë mysafirë të Ahmetit në Zajaz”. Nga kjo parti kanë thënë se lajmi, nuk përmban asnjë të vërtetë rreth fakteve në të cilat thirret.

“Taravari pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ka udhëtuar menjëherë drejt Pollogut për takime në Gostivar, Tetovë dhe Tearcë deri në orët e vona të natës dhe, rrjedhimisht, nuk ka mundur të jetë në Zajaz në të njëjtën kohë. Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse e palëkundur e mediave të lira. Megjithatë, në këto kohë të trazuara për vendin, u bëjmë thirrje të gjitha mediave në vend për përgjegjësi maksimale në fjalën publike dhe veprim sipas parimeve të Kartës së etikës gazetareske rreth verifikimit të burimeve dhe korrigjimit të informacioneve të pasakta, të cilat mund ta mashtrojnë e hutojnë shoqërinë”, thuhet në demantin e Aleancës për Shqiptarët. /SHENJA/


You may also like