Alba: Shpresoj që Dembele të qëndrojë, Mbappe është një kampion

by admin
Spread the love

I intervistuar nga Cadena SER, mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba foli për të ardhmen e Ousmane Dembélé që i sakon kontrata dhe mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

“Unë mendoj se klubi duhet ta rinovojnë kontratën e tij. Në pozicionin e tij ai është një nga më të mirët në botë. Ai është i motivuar dhe nuk e di se çfarë do të bëjë, por shpresoj të qëndrojë.

Mbappé është kampion dhe e ka treguar kundër Madridit, Haaland është gjithashtu i ri dhe ka shënuar shumë gola, pastaj duhet të shihet nëse do të përsëriten në Camp Nou apo Bernabeu. Jo çdo gjë do të jetë rozë për ne, jemi në një situatë delikate ekonomike”.

Më pas ai foli për fitoren 4-0 kundër Realit në Bernabeu: “Nuk është kurrë e lehtë të shënosh katër gola në Bernabeu, ai është rivali ynë më i madh. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, emocioni për të fituar një El Clasico është i jashtëzakonshëm, por ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshje. Por është e vështirë të fitosh titullin, ata kanë një ekip shumë të mirë, ajo që ka rëndësi është rilindja e ekipit tonë në muajt e fundit”. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like